Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Dy lojtarë marrin letrat e largimit, Tirana hedh “grepin” për yllin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Dy lojtarë marrin letrat e largimit, Tirana hedh
Kukesi

Rënia në Kategorinë e Parë ka bërë që disa lojtarë titullarë, të largohen nga ekipi i Kukësit.

Burime për “Newsport.al” bëjnë të ditur se kapiteni i ekipit verilindor, Angleo Tafas dhe Kristian Rroku nuk do të jenë më pjesë e Kukësit. Të dy portierët kanë marrë letrat e largimit, duke zgjedhur që të largohen nga qyteti verilindor.

Përsa i përket Tafas, Tirana është gati që ta transferojë në kryeqytet. Po të njëjtat burime bëjnë me dije për “Newsport.al” se 23-vjeçari do të vazhdojë karrierën te bardheblutë.

Kujtojmë që Tafas kishte dhe 1 vit tjetër të vlefshëm në kontratën e tij me Kukësit, por rënia e këtyre të fundit nga elita e futbollit shqiptar, ka bërë që gardiani të mendojë për një ‘shtëpi’ të re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga