
Elbasani
Elbasani do të dalë në fushë për një miqësore ditën e nesërme. Skuadra verdheblu do të përballet po me Elbasanin, por me ekipi e moshave U-19 për një ndeshje kontrolli.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Elbasani në faqen zyrtare të klubit. Përballja mes ekipit të parë të verdhebluve dhe djemve të U-19 do të luhet nesër në orën 18:30 në “Elbasan Arena”.
Njoftimi zyrtar i Elbasanit:
Djemtë verdheblu rikthehen në fushën e blertë të stadiumit të qytetit më 12 korrik. Ekipi i parë do të zhvillojë një ndeshje kontrolli ndaj ekipit U-19 të akademisë.
12 Korrik | 18:30 | “Elbasan Arena”
Poll