Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U largua pas humbjes në derbi, zbulohen PRAPASKENAT e shkarkimit të Mladen Milinkovic

Shkruar nga NEWSPORT
U largua pas humbjes në derbi, zbulohen PRAPASKENAT e shkarkimit të
Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic u shkarkua pak ditë më parë nga Partizani, me serbin që nuk ia doli të linte gjurmë në aventurën e 3-të të tij në Superiore.

Siç dihet para “Demave” ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin, por te të kuqtë asgjë nuk shkoi siç dihet. Ekipi në 6 javë kampionat mori vetëm 4 pikë dhe e shikon veten të parafundit në klasifikim.

Humbja në derbi ndaj rivalit të përjetshëm të të kuqve, Tiranës, “mbushi kupën” e drejtuesve, të cilët e shkarkuan. E teksa kanë kaluar disa ditë nga ky shkarkim, janë zbuluar edhe prapaskenat e këtij largimi.

Nga sa mësohet, pavarësisht se është shkarkuar, Mladen Milinkovic nuk do të marrë pagën e plotë, siç ishte në kontratë. Por do të marrë vetëm për 2 muajt e ardhshëm. Kjo tregon se pavarësisht se drejtuesit vendosën ta shkarkojnë, duket se kanë arritur një farë marrëveshjeje me konsensus sa i takon prishjes së kontratës.

Kujtojmë se Milinkovic mori drejtimin e Partizanit më 6 gusht, ndërsa palët nënshkruan kontratë një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu