
Kampionati shqiptar është aktualisht në pauzë për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Dhe kjo pauzë i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Vllaznisë.
Ndalesa për shkak të sfidave të Kombëtares i ka dhënë kohën e duhur disa nga futbollistëve shkodranë për t’i rikuperuar. Kështu Bismark, Qato dhe Kuro pritet që në sfidën e parë pas sfidave të Kombëtares mund të jenë të gatshëm dhe ky është një lajm i mirë për Edi Martinin.
Timonieri shkodran “feston” para duelit me Bylisin në transfertë, pasi me shumë gjasa do të mbështetet edhe te shërbimet e 3 futbollistëve. Siç dihet në kuadër të javës së 7-të, Vllaznia luan në transfertë ndaj Bylisit, një duel që është parashikuar të zhvillohet me 18 tetor në orën 14:00.