Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfida e së vërtetës, Flamurtari dhe Partizani në Vlorë për të marrë “varkën” e shpëtimit

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida e së vërtetës, Flamurtari dhe Partizani në Vlorë
Partizani - Flamurtari

Me kampionatin që ka nisur jo në menyrën që pritej, Partizani do të udhëtojë javën e ardhshme në Vlorë për t’u përballur me ekipin e Flamurtarit. Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja do të synojë të bëjë kthesën në një stadium aspak të lehtë dhe me nje tifozeri të flaktë si ajo kuqezi.

Në 30 ndeshje të luajtura midis tyre bilanci flet për skuadrën kryeqytetase. Partizani numëron 15 fitore, 9 janë barazime dhe 6 fitore për Flamurtarin. Ndërkohë vlonjatët të rikthyer ketë sezon në Superiore do të tentojnë gjithçka për t’ia bërë të vështirë ndeshjen “Demave të Kuq”.

Ky sezon nuk ka nisur aspak mirë përsa i përket të dyja skuadrave. Duket se kjo do të jetë ndeshja që mund të vendosë shumë për të dyja skuadra dhe për fatin e tyre në këtë kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu