Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jo vetëm Carlos Garcian, Sinan Idrizi gati të bëjë ”kokë turku” edhe një tjetër pjesëtarë të stafit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Carlos Garcian, Sinan Idrizi gati të bëjë
Artim Pollozhani

Situata te Flamurtari nuk është aspak pozitive. Ditën e djeshme klubi njoftoi zyrtarisht largimin e Carlos Garcias. Por largimi i këtij të fundit nuk do të jetë i vetmi.

Kjo pasi Sinanin Idrizi është gati të bëjë “kokë turku” një tjetër pjesëtar të stafit të vlonjatëve. Në “fije të perit” është e ardhmja e Artim Pollozanit. Ky i fundit mban postin e drejtorit sportiv dhe prej 2 sezonesh është marrë me merkaton e skuadrës.

Siç duket e gjithë kjo situatë e krijuar te kuqezinjtë po i “faturohet” edhe drejtorit sportiv. Ditën e sotme pritet që të ketë një vendim mbi të ardhmen e tij, teksa flitet se tashmë klubi përveç një trajneri është në kërkim edhe të një drejtori të ri sportiv.  Siç dihet aktualisht Flamurtari mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 2 pikë pas 6 ndeshjesh. Sfida e radhës për kuqezinjtë është një duel direkt për mbijetesë ndaj Partizanit. 

Poll

Lexo gjithashtu