
Skuadra e Partizanit pas shkarkimit të trajnerit Mladen Milinkoviç ka marrë vendimin për t’i besuar drejtimin e ekipit Oltijon Kërnaja, i cili ka zotëruar më herët të njëjtën pozitë te Partizani B.
Njoftimi ka ardhur nga “Demat e Kuq” përmes rrjeteve sociale. Grupi ka nisur përgatitjet, pavarësisht pushimit për shkak të kombëtareve.
Ndeshja e radhës për Partizanin në Superiore do të jetë në datën 19 tetor, transferta në Vlorë ndaj Flamurtarit. Ja njoftimi i Partizanit:
"Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin "Arena e Demave". Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja.
Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit!"