Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia nuk njeh ekip tjetër për titullin kampion, Ndreca: Rival për kampionatin kemi vetveten

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia nuk njeh ekip tjetër për titullin kampion, Ndreca: Rival
Edison Ndreca

Ekipet e Superiores po zhvillojnë miqësore dhe stërvitje gjatë kësaj pauze të kombëtareve. Edison Ndreca i Egnatias ka dhënë një intervistë së fundmi për “RTSH Sport” duke folur për objektivat e klubit dhe pauzën e kombëtareve.

“Nuk ishte një nisje e mirë e kampionatit. Ishte një nisje e vështirë ku humbëm dhe morëm një barazim në dy ndeshjet e para, por besoj që tani e kemi marrë ritmin e duhur dhe objektivi i Egnatias është titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë”.

Sa e ndihmon pauza e Kombëtareve Egnatian?

“Përsa i përket pauzës së kombëtareve patjetër që e ndihmon ekipin sepse edhe prurjet e reja që kemi në skuadër do të përshtaten më mirë me lojtarët më të vjetër dhe me idetë e trajnerit. Uroj dhe shpresoj që të konsolidohen dhe të adaptohen sa më shpejt në grup që të na ndihmojnë.

Kë shikoni si rival për titull në Superiore?

“Rival për titull kampion këtë sezon shohim vetveten, uroj të bëjmë maksimumin dhe të triumfojmë sërish. Jam besimplotë se jemi ekipi më i mirë dhe ekipi për t’u mundur në këtë kampionat”, u shpreh Ndreca.

Poll

Lexo gjithashtu