
Ditën e djeshme, Flamurtari mbylli bashkëpunimin me Carlos Garcian për të vijuar në stol me Francesco Morieron. 56-vjeçari italian u emërua në stolin e vlonjatëve ditën e djeshme.
Francesco Moriero pritet të jetë nën drejtimin e Flamurtarit për të paktën këtë sezon. Megjithatë, eksperienca e tij e fundit me një klub në Kategorinë Superiore mund të jetë e “errët”.
Moriero sezonin e kaluar ishte nën drejtimin e Laçit, ku pavarësisht të gjithë punës nuk arriti dot të mbajë kurbinasit në elitë. Laçi u rendit sezonin e kaluar në vendin e fundit të tabelës, duke zyrtarizuar dhe largimin e Morieros.
Nën drejtimin e kurbinasve, italiani mori 9 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje. Statistika aspak të mira këto, por mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë Moriero këtë sezon te Flamurtari.