Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia më e mirë e viteve të fundit”, Ylli Aga: Ka krijuar 83 raste për shënim dhe ka bërë 44 gjuajte në portë

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia më e mirë e viteve të fundit”, Ylli Aga: Ka
Ylli Aga

Ylli Aga në pozitën e drejtorit te “SuperSport” ka qenë i ftuar së fundmi në “Skaner”, MCN, teksa është diskutuar Superorja pas javësh se 6-të. Aga është ndalur te kryesuesit, Vllaznia e Edi Martinit:

“Është absoluisht një nga skuadrat më të mira Vllaznia e këtij sezoni. Skuadra që luan më rrjedhshëm në fazën sulmuese. E vetmja që në 6 ndeshjet deri tani në Superiore ka krijuar 83 raste për shënim dhe ka bërë 44 gjuajte në portë.

Rrjedhimisht kemi edhe numrin më të lartë të golave. Ekipi shkodarën në 6 ndeshje ka shënuar në të gjitha rastet, skuadra e vetme që e ka bërë këtë.

Po ashtu në mbrojtje ka funksionuar mirë. Edhe në dueli që ka humbur me Dinamon, ka bërë paraqitje të mirë. Një bonus i jashtëzakonshëm për pretendimet e tyre”.

Poll

Lexo gjithashtu