
I bujshëm është afrimi i Frederic Veselit te Egnatia. Mbrojtësi i Kombëtares tashmë zyrtarisht është futbollisti më i ri i rrogozhinasve.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur me s tyre një kontratë deri në vitin 2026. Një afrim “big” nga Egnatia për repartin e mbrojtjes, ku Edlir Tetovës tashmë i shtohet eksperienca në ekip.
“???? “Boooom”
✍???? Njoftim.
Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruan klubi kampion në rrjetet sociale.