Lojtarët e Egnatias duket se janë bërë mjeshtra të lojës ‘tiki-taka’. Dy prej të besuarve të Tetovës kryesojnë një statistikë të veçcantë të kampionatit shqiptar.
Aleksi është i pari i listës së pasimeve të kryera në Superiore. Bëhert fjalë për pasime në total dhe jo për përqindjen e saktësisë. Mesfushori tregon me këtë kryesim se është një organizator i mirëfilltë dhe se çdo lëvizje vjen prej këmbëve të ttij në skuadrën e Edlir Tetovës. Aleksi në këto javë deri tani ka realizuar 701 pasime.
I dyti pozicion në këtë listë i takon përsëri rrogozhinasve. Nuk është një mesfushor kësaj radhe, por një mbrojtës. Xhemajli ka kryer 641 pasa në total. Shtatlarti i Egnatias tregon me këtë statistikë se nuk di vetëm të luftojë në ajër apo të mbrojë, por ka dhe një këmbë të saktë.
Këto shifra tregojnë shumë për stilin e ekipit rrogozhinas. Tetova kërkon nga të tijtë një lojë poshtë dhe një organizim të mirëfilltë për të arritur tek goli. Përfshirja e Xhemajlit në listë paraqet një skemë të nisjes së aksioneve nga mbrapa me kujdes dhe me filozofi ‘tiki-take’.