Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia i nxori jashtë garës për titullin, Vllaznia reagon në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia i nxori jashtë garës për titullin, Vllaznia reagon
Bekim Balaj

Vllaznia nuk ia doli të siguronte fitoren ndaj Egnatias për të vazhduar “ëndrrën” drejt titullit kampion, trofe që mungonnë Shkodër prej 23 vitesh. Barazimi 0-0 në “Air Albania” i skualifikoi nga gara, me rrogozhinasit që kualifikohen për shkak të renditjes më mirë në Superiore.

Bekim Balaj me shokët nuk ia dolën, duke bërë që në Shkodër të presin minimalisht edhe për një vit tjetër për të fituar titullin. Pas këtij eliminimi ka reaguar klubi shkodran në rrjetet sociale, ku theksojnë se luftuan fort, por nuk ia dolën. Gjithsesi klubi ëhstë krenar për lotjarët.

“Provuam deri në fund, por nuk ia dolëm. Megjithatë krenarë për këta djem!  Forca Vllaznia ????????????”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga