Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edlir Tetova në “hall” para sfidave të “Final – Four”, Regi Lushkja dhe një mbrojtës bëjnë me “dhimbje koke” rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova në “hall” para sfidave të “Final
Egnatia

Egnatia është padiksutim skuadra për t’u mposhtur në vitet e fundit në kampionatin shqiptarë. Rrogozhinasit janë kampionët aktualë në Superiore, teksa kanë fituar 2 Kupa Shqipëria dhe një Superkupë. Në total 4 trofe të rëndësishëm, duke dominuar në vitet e fundit.

Tashmë rrogozhinasit janë sërish shumë afër fitores së titullit dhe Kupës. Por pikërisht për këto ndeshje kanë nisur edhe problemet e par ate Egnatia. Kjo pasi 2 futbollistë mbajnë në “ankth” Edlir Tetovën dhe stafin e tij.

Regi Lushkja la i dëmtuar sfidën me Partizanin disa javë më parë, pasi kishte probleme me kaviljen. Ndërkohë vazhdon të jetë i dëmtuar edhe Edison Ndreca. Ende nuk dihet se kur do të mund të jenë gati, teksa siç dihet mesfushori është golashënuesi i skuadrës, ndërsa mungesa e Ndrecës i ka hapur shumë probleme skuadrës në krahun e majtë.

Në këto kushte stafi i rrogozhinasve është gjithë sy e veshë nga infermieria për të mësur nëse futbollistët do të mund të jenë gati për fazën finale të sezonit apo Tetova do të duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga