Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E pashë ç’kishte thënë trajneri i Tiranës...”, Milinkovic “pompon” derbin e kryeqytetit: Të tregojmë fytyrën e vërtetë!

Shkruar nga NEWSPORT
“E pashë ç’kishte thënë trajneri i
Mladen Milinkovic

Partizani dhe Tirana do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00. Në prag të këtij dueli, gjerë e gjatë ka folur trajneri i “të kuqve”, Mladen Milinkovic. Ai ka folur mbi gjendjen e ekipit në tërësi, por edhe të lojtarëve. Milinkovic është ndalur të flasë për titullin kampion, por edhe për problemet e Tiranës.

Derbi vendimtar për ecurinë e ekipit?

Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Siç e cituat edhe ju kemi vetëm 4 pikë dhe pajtohem plotësisht me ju. Kur them pajtohem është koha që të tregojmë fytyrën e vërtetë. Eshtë derbi por unë besoj të gjithë do jenë të motivuar për këtë ndeshje. Pres një atmosferë të mirë, do të luajmë në stadiumin më të mirë dhe të gjitha këto më bëjnë të shpresoj se lojtarët do të bëjnë shumë më mirë. Besoj që ata e kuptojnë që Partizani është një klub i madh dhe nuk mund të luash për Partizanin dhe të kesh oshilacione të shumta.

Skuadra vjen pas 3 humbjesh. Eshtë kjo një sfidë edhe në aspektin personal?

Patjetër. Pikë së pari më e rëndësishme për ne është fitorja nesër. Sigurisht statistikat janë të dobëta. I kemi analizuar dhe patjetër duhet të përmirësohemi. Ajo që dua të them eshtë që duhet të kemi më shumë kontrollin e lojës dhe në këtë formë të krijojmë pak më shumë.

Si vjen Partizani në këtë takim dhe sa besoni te fitorja ndaj Tiranës?

Besoj shumë. Në qoftë se shikoni rezultatet e fundit nuk jemi në një pozicion të mirë. Por gjithashtu besoj që në futboll çdo ndeshje re sjell diçka të re dhe mund të ndryshoj gjithçka. Në ndeshjen me Elbasanin isha i kënaqur me ekipin. Sigurisht nuk u gëzova sepse nuk fituam, por krijuam shumë raste të cilat nuk arritëm ti konkretizonim me gol. Pastaj kur pret që të jesh më mirë në ndeshjen në Ballsh , ndoshta ishte ndeshja më e keqe e sezonit për ne. Këto gjëra ndodhin në futboll, por tani nuk jemi të lumtur që kemi vetëm 4 pikë dhe jemi shumë larg pritshmërive dhe objektivave të klubit. Kur punon në futboll, duhet të besosh te puna që bën, tek lojtarët dhe me 2 – 3 rezultate pozitive gjërat ndryshojnë. Hapi i parë për ne është ndeshja e nesërme të japim maksimumin për të fituar 3 pikët.

Çfarë prisni nga lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës veçanërisht në repartin ofensiv?

Kur humbet nuk mund ta drejtosh gishtin te 1 apo 2 lojtarë. Patjetër që presim shumë më shumë nga të gjithë lojtarët. Nëse flasim sinqerisht mund të dukem sikur i mbroj lojtarët. Në qoftë se Skuka është në formën optimale dhe me cilësitë që disponon ai mund të shënoj 15 – 20 gola. Mos të harrojmë që është dëmtuar dy herë gjatë muajit të fundit dhe fizikisht ende nuk është gati. Shpresojmë të gjithë që pas pauzës së kampionatit ai të rikthehet të tregoj më të mirën. Bintsuka erdhi pas 3 muajve pushim, e vështirë të përgatitet për 3 javë. Dhe mbase njerëzit që dëgjojnë apo lexojnë mund të thonë se trajneri po e mbron veten, por kjo është e vërteta. Shumë prej tyre po kërkojnë më të mirët. Kemi lojtarë si Martinez, Doumbia dhe Sembene jashtë stërvitjes që janë të rëndësishëm, por kjo është pjesë e futbollit dhe duhet të vazhdojmë pa ato.

Me këtë skuadër a garantoni disi titullin për presidentin?

Mund të garantoj se për sa kohë jam këtu do bëjmë më të mirën në aspekt të punës, për të qenë kampion. Nuk është fillim i mirë, por kemi diferencës 6-7 pikë nga vendi i parë. Mundohem t’ja shpjegoj lojtarëve. Mbase i dini rregullat e reja ku pikët përgjysmohen dhe pastaj “Final Four”. Dhe unë besoj se nëse do kishim të gjithë lojtarët e gatshëm, do ishte komplet Partizan tjetër.

Pra nuk garanton se do ndodhë?

Ajo që them është se nëse i gjithë grupi i futbollistëve është gati, do jetë Partizan tjetër.

Çfarë kanë më shumë të tjerët që nuk e ka Partizani?

Nuk e di çfarë bëjnë. Kur shikoj ndeshjet, askush nuk ka 9 të dëmtuar. Disa kanë ndryshuar ekipin. Përkundër ardhjeve dhe ndryshimeve kanë ruajtur boshtin. Ne kemi ardhje që kërkojnë kohën e vetë, patjetër që kemi pritur adaptim më të shpejtë.

A nuk iu ndjekin disa lojtarë?

Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes me Bylisin. Patjetër që dukesha i dorëzuar, por me mënyrën si i dhamë golit. Golin e dytë dhe tretë e dhuruam për gabime personale. Dhe patjetër që nuk prisja ndeshje të lehtë, por nuk e besoja ose isha i nxehur që lojtarët nuk po e kuptojnë ku janë dhe çfarë kërkojmë ne.

A iu ndjekin lojtarët?

Besoj se më ndjekin, por ndoshta nuk janë në formën më të mirë. Nëse kam ndjesinë që dikush nuk më ndjek apo të më ndihmojë, e ndryshoj menjëherë. Janë disa momente dhe i analizojmë gjatë javës. Në ndeshjen me Bylisin, në minutën e 13-të është situatë e ngjashme si me Vllazninë kur ne me një pasim më cilësor mund të realizonim. Nuk besoj se është dikush që luan futboll dhe nuk dëshiron të fitojë.

Si është gjendja e skuadrës para Tiranës. Ka fituar Hoxha balotazhin me Qirkon?

Nuk ka balotazh mes dy portierëve, por është pozicion shumë specifik. Kemi dy portierë shumë cilësorë, kushdo ta fillojë mendoj është zgjedhje e mirë. Patjetër që nuk është pozicion si sulmuesi ku nuk shënon për 2-3 apo 4 ndeshje, e ndërron. Nuk shqetësohem, është pozicion specifik dhe jam i sigurt kushdo ta fillojë do jetë shumë mirë. Nga dëmtimet vetëm Skuka filloi stërvitjen me skuadrën. Arafat, Martinez dhe Sembene vazhdojnë jashtë. Pjesa tjetër e grupit është e gatshme për nesër.

Problemi i Tiranës janë duelet ajrore, e keni vënë re?

E pashë në gazetë çfarë kishte thënë në konferencë. Patjetër që kur përgatit ndeshjen është këndvështrimi yt. Ata na analizojnë neve dhe ne ato, por në fund gjithçka u përket lojtarëve në fushë. Patjetër që detyrë e trajnerit të përcaktojë formacionin dhe të japë direktivat në lojë, por kur fillon ndeshja për atë që ndodh aty është komplet dinamikë tjetër. 1 sekond apo 1 moment mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Nëse ju kujtohet ndeshja me Ballshin, me rezultatin 1-1 ndaj Bylisit kishim situatë me Mehmetin. Po të kishim shënuar do ishte komplet rrjedhë tjetër, ndërsa ndodhi që shënuan ato dhe ndryshoi rrjedha. Shpresojmë se nesër do jetë ndeshje e bukur dhe shpresoj se do fitojmë.

A jeni i kënaqur me barazimin?

Varet nga ndeshja. Mund t’ju tregoj pas ndeshjes. Normalisht që nuk jam i lumtur. Patjetër që nëse kundërshtari është shumë i mirë dhe del me pikë, patjetër që duhet të jesh i lumtur. Dua të mendoj që nesër koha për të fituar, për të marrë 3 pikët pas një muaji që nuk kemi fituar. Dhe jemi të gjithë në situatë që e kuptojmë sa njerëz në këtë vend e mbështesin Partizanin dhe janë të zhgënjyer me këtë nisje dhe lexoj që është nga nisjet më të këqija mbase në historinë e Partizanit të viteve të fundit. Kjo është arsye për mua dhe lojtarët e mi, që të japim nesër maksimumin për 3 pikët. Mbase nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por pak më shumë se aq.

Më i ngarkuar është trajneri apo drejtori Abialiaj?

Nga dita e parë që erdha thashë se ndihem me më shumë me përgjegjësi se presion. E di se shumë gjëra janë në duart e mia dhe varen nga unë, edhe pse në futboll filozofia është që çdo gjë varet nga lojtari, por jam unë që i zgjedh në fushë. Përsa i përket presionit mendoj se është normale dhe rrugëdalja e vetme që të punosh dhe mundohesh të dalësh nga kjo situatë.

 

Poll

Lexo gjithashtu