Jackson Kenio tashmë është pa një ekip. Ish-futbollisti i Egnatias nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij te Auda në Letoni.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi letonez, me palët që nuk do të bashkëpunojnë më mes tyre. Siç duket 26-vjeçari nuk ka arritur të bindë letonezët dhe ne këto kushte rrugët mes tyre ndahen në këtë periudhë të kampionatit dhe del i lirë saktësisht më 1 janar 2026.
Braziliani siç dihet është mjaft i njohur në Shqipërië, pasi me Egnatian ka arritur të fitojë titullin kampion të Kategorisë së Parë dhe titullin kampion në Superiore. Gjithashtu te rrogozhinasit ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.
Ndërkohë vlen të theksohet se para 2 sezonesh, Egnatia e shiti Jackson te Istanbulspor për shifrën e 400 mijë eurove, por që prej largimit nga kampionët e Superiores nuk ia ka dalë dot të lërë gjurmë në ekipet ku ka luajtur.
