Nga Egnatia pritet të largohet një tjetër futbollist. Edison Ndreca me shumë gjasa po luan sfidat e fundit me kampionët.
Kjo pasi për të klubi rrogozhinas sipas “Futbolli në Shqipëri” ka arritur marrëveshjen me Yelimay, nga qyteti Semey, në lindjen e largët. Një ekip që sezonin e kaluar u rendit në vendine 4-të në kampionatin kazak dhe në sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në kupa e Europës, teksa Ndreca pëlqehet shumë dhe “blindon” krahun e majtë të mbrojtjes.
Tashmë pritet që në ditët në vazhdim gjithçka të konkretizohet, me liderin e rrogozhinasit që është gati për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij. Ndërkohë nuk dihen ende se sa është shifra për këtë transferim dhe pritet të zbulohet në ditët e ardhshme.
Siç dihet mbrojtësi i majtë si një pikë kyçe te Egnatia ia doli të fitonte 2 tituj kampion, 1 Kupë dhe një Superkupë. Ndërkohë në këtë sezon Ndreca ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 2 gola e 1 asist dhe nivel mjaft të lartë loje.
