Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E konfirmon Jorge Mendes, kontratë marramendëse për Lamine Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon Jorge Mendes, kontratë marramendëse për Lamine Yamal
Lamine Yamal

Lamine Yamal pritet të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona. Diçka të tillë e ka paralajmëruar agjenti i spanjolit, Jorge Mendes.

Yamal është njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës këtë sezon dhe rritja e tij ka bërë që drejtuesit e klubit të synojnë zgjatjen e kontratës me të. Kontrata aktuale e palëve është bërë për një lojtar adoleshent dhe tashmë do të ndryshojnë sigurisht kushtet mes tyre.

Padiskutim që Yamal kur të rinovojë kontratën do të ketë edhe përfitime shumë herë më të mëdha, teksa do të bëhet një nga më të paguarit në ekip.

“Lamine Yamal me siguri do të nënshkruajë kontratë të re me Barça. Lamine duhet të qëndrojë te Barcelona. Nuk mund të them se kur, por patjetër do të ndodhë.

Ai pati një 2024 fenomenal dhe për mua ai ishte lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar me Spanjën dhe Barçën”, ka theksuar Mendes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga