Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"E kam kokën të nxehtë pasi shpërdoruam kaq shumë raste", Veselinoviç: Atmosferë e shkëlqyeshme në Elbasan, një qytet që jeton me sportin

Shkruar nga NEWSPORT

 

"E kam kokën të nxehtë pasi shpërdoruam kaq shumë
Aleksandar Veselinovic

Trajneri serb Aleksandar Veselinoviç ka folur në intervistën post ndeshjes së Superiores mes Elbasanit dhe Partizanit. Sfida ka qenë një superduel dhe ka përfunduar në ekuilibër me rezultatin 1-1. Pjesa e parë ishte plot ritëm, fusha ishte në gjendje të shkëlqyer dhe prania e tifozëve ishte entuziazmuese.

Dua të lavdëroj atmosferën e shkëlqyeshme në Elbasan. Është një qytet që jeton me sportin, me të vërtetë. Kemi patur periudha gjatë ndeshjes ku kemi mbizotëruar ndaj Elbasanit. Jam pak gjaknxehtë, por kishim më shumë raste për të shënuar e nuk i realizuam. Nuk më pëlqeu mënyra si e pësuam nga elbasani. Përgëzoj Elbasanin për lojën e berë sot. Taktikisht ishim shumë mirë sot. Kemi përballë shumë kundërshtarë cilësor. Kemi bërë një 90 minutësh të mirë në tërësi dhe i shpreh mirënjohje Elbasanit për lojën e zhvilluar. Kurt ë analizojmë meshataren e moshës mesatare të ekipit mund të shikohen shumë gjëra. Normalisht që tifozeria vendase ndihmon ekipin e tyre dhe kjo atmosferë na vë në presion të madhg. Ndihem i respektuar që isha pjesë e kësaj ndeshje në këtë qytet. Falenderoj të gjithë tifozët e Partizanit”, u shpreh trajneri serb i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga