Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Teuta dhe Flamurtari do të përballen sot në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa asistentët e tij do të jenë Xhuljan Rroshi dhe Arbër Xalla.
Në rolin e arbitrit të 4-t është emëruar, Erjon Bastari. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Xhaja do të vijnë Enea Jorgji dhe asistenti i tij, Silvio Dyrmishi.
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Xhuljan Rroshi
Asistent 2: Arbër Zalla
Arbitër i 4: Erjon Bastari
VAR: Enea Jorgji
aVAR: Silvio Dyrmishi
Poll
