Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy herë Vora, Dinamo dhe Partizani, Teuta zbulon AXHENDËN e ndeshjeve dhe paralajmëron rivalët: Gati për çdo betejë!

Shkruar nga NEWSPORT
Dy herë Vora, Dinamo dhe Partizani, Teuta zbulon AXHENDËN e ndeshjeve
Teuta

Aktualisht futbolli shqiptar është në pauzë, por nuk do të jetë për shumë gjatë. Ekipet do të duhet të zbresin në fushë shumë shpejt, madje sot java do të bëjnë mes tyre llogaritë për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Duele mjaft interesante janë në program, me Teutën që do të luajë sfida shumë delikate. Durrsakët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zbuluar axhendën e ndeshjeve për muajin janar.

Fillimisht do të sfidojnë Vorën në Kupën e Shqipërisë, duel që do të luhet më 10 janar, ndërsa vetëm 5 ditë më pas do të duelojnë me Dinamon në kuadër të javës së 19-të të Superiore. Për llogaritë e javës së 20-të të kampionatit do të sfidojnë Partizanin, saktësisht më 19 janar, ndërsa për javën e 21-të do të duelojnë sërish me Vorën, këtë herë në kampionat më 25 janar.

Një kalendar i ngjeshur dhe shumë i vështirë për “Djemtë e Detit”, të cilët nëpërmjet këtij postimi kanë paralajmëruar rivalët, teksa shkruajnë se janë gati për çdo betejë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

 

Poll

Lexo gjithashtu