
Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 2-0 në favor të dinamovitëve. Pas këtij dueli foli trajneri fitues, Ilir Daja.
“Është java e 6-të dhe nuk kemi asgjë maksimale. Mungesa e Guindos nuk ishte i vetmi problem, por edhe Hekuran Berisha dhe Farruku. Guindo me eksperiencën që ka është pikë referimi për sulmin tonë. Presim edhe nga qendërsulmuesit e tjerë si Hekuran Berisha, i cili ka shënuar në kampionatin e Kosovës, por edhe Farruku që ka qenë golashënues në Kategorinë e Parë.
E njohin portën, por duan kohën e duhur për t’u përshtatur. Jemi më të qetë tani pasi sot kemi pasur gjithë kontigjentin. Flamurtari ishte i detyruar të jepte maksimumin për poziconin, edhe pse nuk meritonte vendin e fundit duke parë lojën që kanë bërë. Ne ishim me 1 lotjar më shumë kur ata kaluan me 4 sulmues përpara. Ajo që ishte meritë e jona në këtë pjesë, jo vetëm shënimi i golave, pasi kishim problem me rastet, por mbajtëm ekuilibër mbrapa dhe i lamë pak mundësi kundërshtarit.
U thashë lojtarëve në pushim, pasi një element i mbrojtjes, sot ishim në nivel tjetër në raport me 5 javët e tjera. Pjesa e dytë, qasja? Dëshira për të shënuar sa më shpejt te goli i dytë dhe nga nxitimi ne gabuam në finalizim. Po të llogarisësh rastin e Qefalisë, duke parë që është altruist, nëse do ishte pak më i qetë mund të shkonte drejt zgjidhjes.
Sa i mërzitur je për rastet e humbura para se të shënohej goli i dytë? Duhet ngritur zëri ndaj lojtarëve. Po e ngrita shumë do dalin portalet, tension te Dinamo dhe përleshje. Kemi 1 vit dhe drejtoj 11 futbollistë, nuk ka ndodhur asnjë incident i vogël. Thashë se Vila në dy ndeshjet e fundit ka qenë nga lojtarët më të mirë tonët, jo vetëm se shënoi përballë Tiranës, sot ai ishte ai që duhet t’i ngrihet zëri më shumë. Kishte situata që mund të shërbente. Ngritja e zërit do jetë tepër prezente në analizë”, tha Daja.