
Laçi – Teuta është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në orën 13:30. Duel shumë i rëndësishëm për ojektivat e skuadrave, ku synohet vetëm fitorja për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Prej ditësh ekipet kanë zhvilluar stërvitje intensive për këtë takim. Francesco Moriero dhe Bledar Devolli kanë punuar me shumë seriozistet me skuadrën në mënyrë që të përgatiten deri në detaje.
Mes mungesave dhe rikthimeve të rëndësishme në të dyja kampet, trajnerët kanë vendosur për lojtarët me të cilët do të zbresin në fushë.
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Molla, Taleb, Kurti, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Manellari, Melo, Opeh, Da Silva. Trajner: Françesko Moriero
TEUTA: Tafas, Jazxhi, Maçolli, Peposhi, Beshiraj, Kruja, Lloci, Toma, Gjinollari, Simeu, Arifi. Trajner: Bledar Devolli