Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Drejtori i Egnatias i përgjigjet menjëherë Edi Martinit: Kur të hyn vetja në qef, kapërcen lumin dhe mbytesh në përrua (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Egnatias i përgjigjet menjëherë Edi Martinit: Kur
Klejdi Zeneli - Edi Martini/ Fotomontazh

Deklarata e Edi Martinit në konferencën e ditës së sotme po “shkakton” shumë “zhurmë”. Timonieri shkodran “thumboi” homologët e tij për ankesat që bënin gjithmonë para dhe pas ndeshjeve për arbitrat, saktësisht për Edlir Tetovën dhe Ilir Dajën. 

Në fjalën e tij, Martini theksoi se ata i ka zënë frika dhe tentojnë t’iu hedhin fajin arbitrave për paraqitjet e skuadrës së tyre. Deklaratë kjo e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrogozhinasit.

Klejdi Zenelaj që është drejtori sportiv i Egnatias ka bërë një postim në “Insta-Story”. Në të është postuar një thënie nga shkrimtari Dritëro Agolli, ku thuhej se kur vetja i hyn në qef, kapërcen lumin dhe mbytet në përrua.

Siç dihet Vllaznia do të luajë ditën e nesërme me Dinamon në "Loro Boriçi" në orën 17:00, ndërsa Egnatia do të duelojë me Elbasanin në "Elbasan Arena", ditën e dielë, ora 17:00. Takime këto të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. 

Drejtori i Egnatias i përgjigjet menjëherë Edi Martinit: Kur
 

 

Poll

Lexo gjithashtu