Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Do të sfidojnë Flamurtarin, Roberto Bordin e nis me mungesa te Tirana  

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidojnë Flamurtarin, Roberto Bordin e nis me mungesa te Tirana
Tirana

Rikthehet pas 5 vitesh përballja mes Tiranës dhe Flamurtarit. Një duel i cili padiksutim është ndër më emocionuesit në futbollin shqiptar, pasi siç dihet përballë njëra –tjetrës vihen 2 ekipe që kanë shkruar historinë prej shumë vitesh.

Te Tirana do të debutojë Roberto Bordin, i cili padiksutim do të tentojë fitoren që në sfidën e parë. Por do të përballet me disa “pengesa”. Kjo pasi ndaj vlonjatëve do të ketë disa mungesa.

Dembele dhe Meta nuk do të mund të luajnë, pasi të dy futbollistët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimet. Mungesa të rëndësishme, ku stafi i bardhebluve shpreson të mos ndikojnë në performancën e ekipit, me Bordin që duhet të ecë me planin “B”.

Siç dihet dueli mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet ditën e shtunë, në orën 16:00. Stadiumi për këtë përballje do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, kur bardheblutë do të bëjnë publike edhe axhendën e sfidës.

Poll

Lexo gjithashtu