
Partizani
Java e 6-të e Kategorisë Superiore do të nisë me një derbi kryeqyteti. Partizani do të presë pas pak në orën 19:00 rivalët e Tiranës në një supersfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Më pak se një orë nga starti i takimit, ekipi i “Demave të Kuq” ka mbërritur në stadiumin e kryeqytetit. Të besuarit e Mladen Milinkovic duken tepër të gatshëm dhe të “etur” për t’u përballur me bardheblutë.
Të dyja ekipet nuk vijnë aspak nga situata të mira në këtë fillim sezoni. Partizani aktualisht pozicionohet në vendin e tetë të renditjes, ndërsa Tirana ndodhet në fundin e tabelës.
Poll