Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Dinamo tregoi veten në fitoren 5-0", drejtori nuk bie dakord me Redi Jupin: Pas ndeshjes me Elbasanin, ata shkuan dhe humbën

Shkruar nga NEWSPORT
"Dinamo tregoi veten në fitoren 5-0", drejtori nuk bie dakord me
 

Redi Jupi ka folur me lëvdata për Dinamon. Specialisti beson se dinamovitët nuk kanë vend për alibi më. Garancinë që nuk e kishin tanimë ia jep Daja.

Ai i kundërvihet Guranjakut duke theksuar se në ndeshjen direkte mes Elbasanit dhe Dinamos fituar 5-0 nga blutë, aty u pa fuqia e Dinamos.

“Dinamo ka bosht. Portieri bën pritje, jep garanci.

Dita merr përsipër një kundra një, jep siguri mbrapa.

Kisha kohë pa parë një lojtar si Goudiaby. Vrapon shumë, ka sasi. Në atë sasi, ka edhe cilësi. Është i vetmi lojtar box to box në Superiore. Aliji ka eksperiencë dhe është i rëndësishëm.

Në sulm ka zgjidhje si Bregu apo Zabërgja.

Lojtarët nuk kanë më alibi. Kishin cilësi tek DInamo, por jo garanci teknike. Tani nuk i mungon asgjë. Lojtarët të shprehen, ashtu siç po bëjnë.

Dinamo në ndeshjen me Elbasanin tregoi veten. Në atë fitore 5-0 u afirmua.”, u shpreh Jupi.

Guranjaku replikon: Nuk mund të flasësh me sikur. Dinamo mori 3 pikë, por nuk i dihet në ndeshjen e ardshme mes 2 ekipeve se si do të shkojnë gjërat. Synojmë Final Four (vendin e Dinamos).

Ata kanë 4-5 vite që investojnë për të qenë këtu ku janë. Ne kemi vetëm disa muaj në Superiore pas kaq shumë vitesh mungese.

Mos harroni Dinamo u mund në ndeshjen tjetër pas fitores 5-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga