Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 16:30. Pas këtij dueli ka folur drejtori sportiv i "Demave", Agim Ibraimi.
“Partizani vjen me një forcë shtysë, shkak i fitores në Kupë. Kemi bërë analizën e duhur. Presioni? Unë mendoj se këto ndeshje janë ato për të cilat jeton çdo futbollist, ky duhet të jetë presion i ëmbël. Nuk mendoj se do ketë për njërën apo tjetrën.
Partizani i Ibraimit? Këtu jemi grup, për të kryer detyrën dhe kërkesat që ka pasur profesori. Nuk ndërhyjmë në formacion. Jemi këtu për të kryer punën. Në ndeshjen e fundit kishte më shumë tifozë të Tiranës që e kam përmendur, por ngjyra e kuqe është më e bukur”, tha Ibraimi.
