Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dha “sinjale” pozitive kundër Egnatias, Tirana “fiket” para derbit me Dinamon (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Dha “sinjale” pozitive kundër Egnatias, Tirana
Dinamo - Tirana

Ditën e nesërme do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, duke nisur prej orës 19:30, java e 14-të në Superiore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu dha shenja “jete” kundrejt Egnatias, pavarësisht humbjes me shifrat minimale. Për bardheblutë nuk ka rrugë tjetër përveç fitores ndaj dinamovitëve, marrë shkas nga pozita në tabelë, të fundit me 7 pikë.

Edhe të besuarit e Ilir Dajës nuk vijnë nga një moment i mirë, 4 ndeshje që nuk e njohin fitoren. Nëse i referohemi basteve, triumfi i Dinamos në këtë takim përkon me koeficientin 1.62, bindëse, kundrejt 5.00 të Tiranës.

Barazimi nuk shkon më shumë se 3.40. Në këtë “lupë”, humbja e “rekordmenëve” të Shqipërisë përballë “Bluve” është gati i “sigurtë”.     

Dha “sinjale” pozitive kundër Egnatias, Tirana
Koeficientët


  

Poll

Lexo gjithashtu