
Tirana - Dinamo
Kanë kaluar 4 javë në Superiore dhe ekipet e kryeqytetit nuk janë aty ku pritej. Në vigjilje të duelit Tirana – Dinamo, e planifikuar në datën 27 shtator, statistikat zbulojnë tregues negativ në fazën ofensive.
Ekipi bardheblu e ka gjetur rruegën e rrjetës në vetëm 2 raste, kundrejt 3 të dinamovitëve.
Nëse Vllaznia “komandohet” në sulm nga Balaj, Elbasani i “falet” Bunjakut apo Vora Karricës, te “gjiri” i Roberto Bordin dhe Ilir Dajës nuk e ka një të tillë përkohësisht. Do të jetë fusha treguesi për të “thyer” këtë “tabu” nga të dyja kampet në edicionin 2025-2026.
Poll