Vllaznia mposhti Egnatian me rezultatin minimal 0-1 falë golit të Smajlit. Trajneri Thomas Brdaric debuton me fitore në aventurën e tij të dytë shkodrane. Në përfundim të ndeshjes, gjermani dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Më duhet të them faleminderit klubit, bordit, fansave dhe skuadrës për mbështetjen e madhe. Falenderoj edhe trajnerin e mëparshëm që ka bërë një punë shumë të mirë. Kjo është jeta në futboll, ndonjëherë të vret ndonjëherë të gëzon.
Sot donim të shkruajmë një histori të mirë. Duam të prekim Final Four që është një objektiv. Ishte e domosdoshme të fitonim sot, nuk ka rëndësi se si. Jam i lumtur për përkushtimin dhe punën që bënë lojtarët.
Skuadra nuk ka konfidencë maksimale dhe nga ndeshjet e fundit fizikisht duhet të jenë në maksimum. Nuk ka rëndësi me sa lojtarë luajti Egnatia sot. Kjo është një detyrë për javët në fillim, për të luajtur 90 minuta për gjithçka. E nisëm mirë dhe më pas ata dolën me të kuq, ishte avantazhi ynë, por jo faji ynë, gabuam ata. Gabimi më i vogël është në disacantazh dhe mundesh të humbasësh ndeshjen.
Duhet pak kohë për të implementuar idetë. Thatë që kishim vetëm 1 ditë e gjysmë për të përgatitur ndeshjen. Taktikisht nuk kishim kohë për të folur, por punuam dhe besuam për lojën se çfarë do të bënim. Duhet pak kohë, por sot jemi të lumtur me rezultatin. Ka shumë punë për të bërë për të qenë kompetitiv me ekipe të tjera.
Fitoren ua dedikoj të gjithëve. Në momentin që Osmani la ekipin, bëri një punë shumë të mirë. Një burrë shumë i qetë me shumë njohuri. Jam falenderues që bëri një punë shumë të mirë. Edhe unë ndihem pak a shumë si ai pasi edhe unë 2 vite më parë isha në pozita të ngjashme. Mësojmë nga eksperienca për të mos mbetur peng për asgjë në futboll.
Titulli? Është herët për të folur. Duhet të shijojmë fitoren sepse ishte e vështirë. Prej nesër mund ta gjej përgjigjen”, tha Brdaric.