Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bledi Shkëmbi vjen me 5 lojtarë të rinj, si ndryshon Tirana për Conference League (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
Bledi Shkëmbi vjen me 5 lojtarë të rinj, si ndryshon Tirana
KF Tirana

Tirana e sezonit të ri do të jetë plotësisht e ndryshme nga ai që u mbyll. Bardheblutë kanë larguar titullarët që nuk shkuan më shumë se vendi i pestë, dhe janë pasuruar me elementë të rinj.

Që pas ardhjes së Bledi Shkëmbit, te Tirana janë prezantuar Ismajli, Kola, Arhan Isuf, Prengaj dhe Gjumsi. Të gjitha këto afrime nga mbrojtja në sulm.

Kryeqytetasit nuk duket se do ndalen me kaq. Afrime të tjera do të vijnë në të gjitha repartet, teksa është Agim Ibraimi që po kujdeset.

Aktualisht po punohet për Conference League. Ndërtimi i ekipit të ri me elementet aktualë është plotësisht ndryshe nga sezoni i fundit.

Formacioni aktual:

Selmani; Ismajli, Kola, Meta, Arhan Isuf; Përgjoni, Jaku, Haxhiu; Prengaj, Nikqi, Gjumsi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga