
Tirana – Skënderbeu është sfida e fundit e ditës së sotme që mbyll javën e 25-të të kampionatit. Përballje kjo që zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Një duel direkt për mbijetesën mes dy skuadrave që ndajnë mes tyre 2 vendet e fundit në klasifikim. 3 pikët për bardheblutë dhe korçarët janë mëse “jetike” dhe për këtë në fushë do të jenë “all-in” për triumfin.
Në fakt Bledi Shkëmbi ka “arnuar” formacionin, pasi siç dihet për këtë sfidë ka plot 9 mungesa. Ndërkohë nga krahu tjetër Ernest Gjoka nuk do të ketë të gatshëm Ermir Rashicën, i cili është i pezulluar për këtë sfidë, por gjithashtu u zyrtarizua edhe largimi i tij drejt Ukrainës.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Prengaj, Silva, Abah, Smaçi, Ernest, Meta, Kola, Zharmun. Trajner: Bledi Shkëmbi
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Amadou, Estrela, Doka, Balaj, Frenklin, Shaqe, Dos Santos, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka