Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bastet vendosin për fituesin e derbit të kryeqytetit (KOEFICIENTËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Bastet vendosin për fituesin e derbit të kryeqytetit
Partizani - Tirana

Emocionet e derbit të kryeqytetit kanë “kapluar” të gjithë tifozët, ndërsa kudo dëgjon të flitet për këtë supersfidë, e cila luhet në orën 20:00 në "Air Albania". Një duel që vë përballë dy ekipet më me rivalitet në futbollin shqiptare dhe ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për prestigj dhe krenarinë e një qytetit.

Gjithmonë përballjet mes “Demave” dhe bardheblutë kanë qenë të luftuara si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna, ku mbështetja e tifozëve nuk ka munguar asnjëherë. Skuadra e Aleksander Veselinovic vjen në këtë përballje pas dy barazimimeve radhazi, ndërsa nga krahu tjetër të besuarit e Bledi Shkëmbit vijnë pas 5 barazimesh.

Statistika këto që tregojnë se kjo përballje do të jetë një “luftë” e vërtetë mes dy skuadrave. Por pavarësisht se bardheblutë nuk e njohin humbjen në këtë sezon, bastet shikojmë për këtë sfidë favorit ekipin e Partizanit.

Një fitore e mundshme e “demave” kuotohet me 1.94, ndërsa një trium i mundshëm i bardheblutë vlerësohet me 3.52. Ndërkohë nga krahu tjetër barazimi kuotohet me 3.32. Tashmë duhet të presim orën 20:00 për të parë se çfarë do të prodhojë kjo përballje dhe çfarë ngjyre do të vishet këtë herë kryeqyteti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga