Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Bashkohu me Tigrat", ultrasit e Elbasanit publikojnë detajet e transfertës durrsake

Shkruar nga NEWSPORT
"Bashkohu me Tigrat", ultrasit e Elbasanit publikojnë detajet e
Tigrat Verdheblu

Elbasani përballet me Tiranën këtë javë të Superiores. Një ndeshje derbi premtohet për shkak të luftës për pikë dhe rivalitetit të tifozërive me njëra-tjetrën.

Si Fanatiksat, edhe Tigrat kanë lëshuar deklarata provokuese në prag të sfidës. Ultras Tigrat Verdheblu kanë postuar ditën e sotme duke lajmëruar çdokënd që do të udhëtojë të pajiset me bileta, të cilat gjenden në Fan Shop Elbasani. Grupimi në mbështëtje të verdhebluve kanë lënë si pikëtakimi sheshin para stadiumit “Elbasan Arena”.

Në orën 13:30 nis mbledhja për transfertën e Durrësit. Ndërsa pas gjysmë ore nisen ultrasit e Elbasanit për “Niko Dovana”. Përveç autobuzit në dispozicion, do të ketë edhe makina private që do të ndërmarrin udhëtimin për të parë Elbasani-Tirana. Tribuna D është rezervuar për Tigrat Verdheblu.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga