Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi ndaj Partizanit, Bordin e ka me arbitrimin: Peng goli i anuluar dhe mungesa e penalltisë, merituam fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Partizanit, Bordin e ka me arbitrimin: Peng goli i anuluar dhe
Roberto Bordin

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin pranon se goli i anuluar në fundin e sfidës kundër Partizanit është pengu i tij dhe i lojtarëve elbasanas.

Në daljen për mediat, ai kërkoi edhe një rishikim të rasteve, pasi Elbasani do meritonte më shumë nga kjo përballje.

Skuadra bëri një lojë të mirë. Kemi luajtur shumë mirë duke kërkuar të fitojmë. Rrëzikuam edhe ne edhe ata. Pengu më i madh i joni ishte ai gol i anuluar në fund. Ishte një kontrast i madh. Edhe për rastin Bytyçi-Gjoni, VAR duhet të kishte ndërhyrë pasi mendoj se kishte faull. U bë një lojë e mirë dhe në fund meritonim fitoren.  Nuk thashë se kemi luajtur më mirë se Partizani. Për rastet e krijuara meritonim fitoren. Mungoi ekuilibri tek të dy skuadrat, pasi po kërkonin fitoren dhe lejonin hapësira për kundërshtarët. Bravo e madhe për lojtarët e mi sepse bënë një ndeshje shumë të madhe. Ka momente kur duhet të mbrojmë dhe duhet të sulmojmë. Mendoj se e kemi bërë mirë tranzicionin pozitiv, dhe duhet të menaxhojmë më mirë daljen në sulm. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. E kam kërkuar edhe në dhomat e zhveshjeve për ta nisur ndeshjen me të njëjtin vrull. Duhet me pas më shumë besim tek forca jonë dhe tek cilësitë tona. Unë jam një trajner i ri. Duhen disa muaj për të konsoliduar skuadrën” tha Bordin.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga