
Superiorja do të rikthehet direkt pas ndeshjes Shqipëri – Andorrë që do të luhet më 24 mars, pra ditën e hënë. Vetëm 2 ditë pas Kombëtares, elita e futbollit shqiptar do të “çelë” jaën e 31 të sajën.
Të mërkurën e 26 marsit, Laçi do të përballet me Elbasanin, duke nisur nga ora 15:00. Ndërkohë që në orën 18:00 do të jetë një duel direkt për mbijetesën, ai midis Tiranës dhe Bylisit.
Vetëm një ditë më vonë, pra të enjten e 27 marsit, në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy ndeshje. Dinamo do të përballet me Partizanin, ndërsa Skënderbeu udhëton drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën.
Po më 27 mars, por në orën 20:00 do të luhet ndeshja kryesore e kësaj jave. Egnatia e vendit të parë do të presë Vllazninë e vendit të 3-të, për të luajtur supersfidën direkte në luftën për kreun.
E mërkurë, 26 mars
Laçi-Elbasani (15:00)
Tirana-Bylis (18:00)
E enjte, 27 mars
Dinamo-Partizani (17:00)
Teuta-Skënderbeu (17:00)
Egnatia-Vllaznia (20:00)