
Tirana
Tirana triumfoi mbrëmjen e sotme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me shifrat 3-0. Bardheblutë arritën të marrin fitoren e parë sezonale pikërisht në një mbrëmje të madhe si kjo e sotmja.
Pas përfundimit të sfidës, Tirana ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas këtij triumfi. “Kryeqyteti rreh bardh e blu”, shkruan ekipi kryeqytetas në faqen zyrtare pas fitores 3-0.
Tirana aktualisht është larguar nga vendi i fundit i klasifikimit duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes. Ndërsa Partizani ka zbritur aktualisht në vendin e parafundit, por duhet të presin rezultatin e Flamurtarit.
Poll