
Ante Osmanllari ne nje sfide kunder Partizanit
Partizani pavarësisht se është pa një timonier, sërish drejtuesit po vazhdojnë të bëjnë përforcimet e fundit para se të fillojë kampionati. Kështu është arritur marrëveshja me Anteo Osmanllari.
25-vjeçari mbylli sezonin me Erzenin dhe tashmë pritet të zyrtarizohet në kryeqytet. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare mes tyre dhe lojtari pritet që shumë shpejt të prezantohet te të kuqtë.
All - Paragraf - 3
Në fakt për Osmanllarin, ky do të ishte një riikthim, pasi në vitin 2021 ka luajtur për 6 muaj me kryeqytetasit. 25-vjeçari do t’i bashkohet ekipit, për të nisur kështu stërvitjen me të kuqtë dhe për të qenë gati për startin e Kategorisë Superiore.
Poll