Partizani do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Bylisin, takim që do të luhet ditën e nesërme. Sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” në orën 13:30.
Para këxaj sfide ka folur Aleksandar Veselinovic. Trajneri i “Demave” ka theksuar se Bylis është një skuadër shumë e mirë, por ai mendon vetëm për ekipin e tij. Ndër të tjera nënvizoi se ka disa dyshime për formacionin dhe vetëm para sfidës do të vendosë se kush mund të luajë.
"Barazimi me Egnatian dhe dueli me Bylis? Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Egnatia renditet pas nesh. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurtë që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Përpara një jave ata arritën 3 pikët ndaj Vllaznisë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias, Vllaznisë. Ndeshjen e fundit me Elbasanin në pjesën e parë ata ishin në avantazh 1 – 0, por më pas u ndëshkuan me karton të kuq. Kushtet e fushës së tyre janë disi të veçanta. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona.
Si është gjendja e skuadrës? Sot kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Disa lojtarë janë në dyshim, gjithsesi vetëm pas stervitjes do të kem ide më të qarta kush do të jetë gati për nesër.
Objektivi Partizanit ndaj Bylis?Si gjithmonë. Ne kemi ambicjet tona , të jemi të qartë, duhet të jemi në nivelin e klubit dhe emrit Partizani kjo është ajo që synojmë”, ka theksuar trajneri serb.