Presidenti i FSHF, Armand Duka
Klubi i Partizanit festoi sot 80-vjetorin e krijimit. Madje, në kompleksin “Partizani” u mbajt një festë e madhe, ku nuk ka munguar as presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Vetë presidenti Duka, ka publikuar pamje nga festa e veçantë e të kuqve. Ndërkohë që s’kanë munguar edhe fjalët e bukura me të cilat kreu i FSHF-së ka uruar klubin e Partizanit.
“Gëzuar jubileun e artë FK Partizani! 80 vite histori, legjenda dhe trofe që jetojnë. Respekt për Demat e Kuq, dje, sot dhe nesër”, ka shkruar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Poll
