Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

450 mijë euro, Partizani gati për “goditjen” e fundit para derbit me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
450 mijë euro, Partizani gati për “goditjen” e fundit para
Alex Ibacache

Partizani është shumë afër një tjetër “goditje” të fundit për pjesën e mbetur të sezonit. Alex Ibacache pritet të bëhet futbollisti më i ri i “Demave”.

Nga sa mësohet, palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e kilianit, i cili do të niste kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. 27-vjeçari nëse transferohet te të kuqtë do të ishte aventura e tij e parë në Europë.

Duke qenë se merkatoja është mbullur prej disa ditësh, Ibacache pritet t’i bashkohet ekipit B të Partizanit, ku më pas stafi teknik i ekipit të parë ta marrë atë në skuadër për të përforcuar kështu krahun e mbrojtjes për pjesën e mbetur të sezonit.

Vlen të theksohet se 27-vjeçari në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e Kilit, ku ka luajtur në 2 ndeshje. Ndëkrohë aktualisht nga “Transfermark” ka vlerën  450 mijë euro. Tranferimi i tij do të ishte një "armë" plus, teksa do të vinte para derbit me Tiranën, duel që do të luhet ditën e dielë në "Air Albania" në orën 16:30 dhe është i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit. 

Poll

Lexo gjithashtu