Manchester United po kalon një formë të mirë momentalisht. Nën drejtimin e Michael Carrick, kanë fituar 4 ndeshjet e fundit në Premier League, përballë Manchester City, Arsenal, Fulham dhe Tottenham.
Ndërkohë që kanë nisur të mendojnë edhe për merkaton e verës. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, “Djajtë” po presin të shohin vazhdimësinë e sezonit, në rast se do të kapin UEFA Champions League, por edhe të vendosin për trajnerin.
Në këto kushte, United ka “peshkuar” që tani mesfushorin italian të Newcastle, Sandro Tonali. Ky i fundit duket i pakënaqur te “qymyrxhinjtë”, duke kërkuar largimin që në janar, gjë që s’ndodhi.
Duke parë edhe situatën e mesfushorit me klubin italian, i shtrohet rruga një transferimi të tij në “Old Trafford”. Megjithatë, duhet të pritet për Champions dhe trajnerin, nëse do të jetë përsëri Carrick apo jo.
