Emocionet e derbit prej ditësh kanë nisur të “kaplojnë” tifozët. Partizani – Tirana do të përballen mes tyre në “Air Albania”. Kjo përballje ishte parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 19:30, por ka ndryshuar orarin dhe do të luhet po të dielën, por në orën 16:30.
Ky ndryshim i orarit padiskutim ka sjellë edhe një “lëmsh” te tifozët. Kjo e gjitha lidhet me biletat e shitura, të cilët dolën në shitje që ditën e hënë, por me orarin fillestar.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, Partizani ka reaguar në rrjetet sociale. Klubi i kuq ka konfirmuar ndryshimin e orarit, ndërkohë qetëson tifozët për biletat.
Të gjithë tifozët që kanë blerë bileta me orarin fillestar, ato do të vazhdojmë të jenë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të riblejnë sërish biletat. Një njoftim shumë i rëndësishëm, i cili qartëson mbështetësit kryesorë të skuadrave, ku pritet të jenë të shumtë në numër në shkallët e stadiumit.
View this post on Instagram
