Alban Xhaferi dhe Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin sportiv “Skaner”, MCN, në debat e sipër ka folur për sjelljen e presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferi, pas fitores me Dinamon, ndeshje e mbajtur disa javë më parë.
Për Artan Hoxhën, gjesti i presidentit Xhaferi nuk është identifikues për Shkodrën dhe shkodranët: “Mos ta banalizojmë nivelin. Ne po flasim tani, Shkodra djepi i kulturës, ti thua del njëri dhe bën kështu. Po pse djepi i kulturës me këtë është?!
A ka lidhje djepi i kulturës me këtë? Kjo është shashk tamam. Ai njeriu atje (Alban Xhaferi) është askushi. Të dali ai dhe të përfaqësojë gjithë Shkodrën?!”
Poll
