Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja
Ka shkuar në 5 numri i ndeshjeve radhazi që Dinamo nuk e njehe fitoren në Superiore. “Blutë” e kryeqytetit nuk ia dolën të merrnin 3 pikët as në derbi kundër Tiranës (1 – 1), madje evituan humbjne vetëm në minutat e fundit.
Ish-arbitri me stemën e FIFA-s Shpëtim Lamçe, i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ka dhënë versionin e tij se çfarë nuk shkon te ekipi i Ilir Dajës:
“Jam i zhgënjyer nga mënyra se si po luajnë. Nuk është ajo Dinamo që kishte një taktikë të studiuar, lunate bukur dhe qartë.
Kundër Tiranës, dinamovitët treguan një lojë të dobët. Në pjesën e parë, ekipi i Ilir Dajës bëri gabim që nga pasimet, sikurse nuk gjuajti asnjë rast në portën rivale”.
Poll
