Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Jose Mourinho largohet nga Benfica?! Kombëtarja që do të luajë në Kupën e Botës 2026 bën gati ofertën për portugezin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jose Mourinho largohet nga Benfica?! Kombëtarja që do
Jose Mourinho

I bujshëm është lajmi që vjen nga “ESPN”, ku thuhet se Portugalia ka nisur të mendojë për trajnerin e ri. Një emër i madh i trajningut është në listën e tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për Jose Mourinhon.

Siç dihet portugezi aktualisht është pjesë e Benficas, por qëdrejtuesit e kombëtares portugeze kanë nisur të mendojnë për timonierin e skuadrës pas Kupës së Botës 2026. Ish-trajneri i Romës me shumë gjasa nëse kjo pistë realizohet do të zëvendësonte Roberto Martinez në stolin e kombëtars.

52-vjeçarit i përfundon kontrata me “luzitanët” në fund të Kupës së Botës 2026 dhe drejtuesit nuk do të rinovojnë kontratën me spanjollin. Në këtë mënyrë Mourinho është profili i duhur për të marrë “frenat” e Portugalisë dhe mbetet të shihet në javët në vazhdim se si do të jetë rrjedha e kësaj piste.

Poll

Lexo gjithashtu