Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dikur vishte fanellën e Dinamos, mesfushori 28-vjeçar firmos me ekipin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur vishte fanellën e Dinamos, mesfushori 28-vjeçar
Plarent Fejzaj

Plarent Fejzaj është futbollisti më i ri i Ferizajt. Mesfushori 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Kukësi, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Kosovës.

Mesfushori ka një karrierë interesante në Shqipëri. Ai ka luajtur me ekipe si Bylis, Burreli, Kamza, Dinamo, Tomori, Kukësi dhe FC Turan në Kazakistan. Ndërkohë që lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Ferizajt.

NJOFTIMI:

Mesfusha forcohet me Plarent Fejzajn! Vazhdojmë me përforcime, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Plarent Fejzaj. Fejzaj, futbollist shqiptar, së fundmi ishte pjesë e FK Kukësi, ku u dallua për energjinë, presingun dhe prezencën në mesfushë. Mirë se erdhe Plarent,suksese me fanellën bardhekaltër!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC FERIZAJ OFFICIAL PAGE ???? (@fcferizaj)

Poll

Lexo gjithashtu