
Vllaznia - Dinamo
Vllaznia – Dinamo do të jetë kryesfida e javës në Superiore. Paralelisht me takimet e tjera, përballja mes tyre merr jetë sot në orën 16:00.
Të dyja skuadrat zbresin në “Loro Boriçi” 27 tituj kampion. 18 i ka fituar Dinamo në historinë e saj, ndërsa 9 i përkasin Vllaznisë.
Kjo ndeshje sheh Vllazninë e vendit të dytë dhe Dinamon e vendit të katërt, të kërkojnë fitoren. Kjo pasi 3 pikët do i jepnin shtysën e duhur për “Final 4”.
Gjithçka është për t’u shijuar. Një takim mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar gjithmonë spektakël.
Poll