
Egnatia
Hysen Memolla dhe Mario Gjata mund të largohen nga Egnatia në këtë merkato. Për të dy lojtarët nuk ka hapësira, teksa klubi po punon për sezonin e ri.
Memolla u dërgua në huazim gjatë merkatos së dimrit, teksa tashmë pritet të vijë divorci përfundimtar. Për Gjatën po konsiderohet mundësia e huazimit, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Memollla vlen për mbrojtjen, ndërsa Gjata është pjesë e sulmit. Në këto pozicione priten përforcime para turit të parë të Champions League.
Poll